10 komuna të Malit të Zi po i hedhin të gjitha mbeturinat e tyre në lagjen Omerbozhaj të komunës shqiptare të Tuzit.
Situata është përkeqësuar vitet e fundit, kur Ndërmarrja Publike “Deponia” ka marrë mbeturinat e të gjitha qyteteve të mëdha të Malit të Zi për përpunim.
Në mënyrë të jashtëligjshme, ndërmarrja ka nisur hapjen e gropave të pestë dhe të gjashtë brenda territorit të saj, ndërkohë jashtë saj, në dhjetëra hektarë tokë, në drejtim të banesave të shqiptarëve, janë krijuar vendgrumbullime ilegale të mbeturinave me mbetje të të gjitha llojeve. Banorët thonë se po bëhet e pamundur për të jetuar në tokat e tyre.
Sa herë ka organizim të banorëve që i afrohen këtij vendgrumbullimi gjigant të mbeturinave, pranë tyre vijnë edhe forcat e policisë, ndonëse kjo tokë këtu është pronë publike e qytetarëve të Tuzit.
Në mbështetje të banorëve dhe në protesta kanë dalë edhe zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj dhe kryetari i komunës Lindon Gjelaj, teksa ky i fundit vazhdon betejën ligjore dhe institucionale, për të cilën ka paralajmëruar padi edhe në gjykatat ndërkombëtare.



Të tjera
Reuten: Vuçiq po përdor taktikën e autokratëve për të qëndruar në pushtet
Basha: Po realizohet ura e tretë mbi lumin Ibër
Fetoshi: Rasti “Sarajeva Safari” nuk mbyllet me një artikull, e vërteta duhet të dalë nga hetimet penale