Kina është shprehur e gatshme të rifillojë sa më parë negociatat tregtare me Shtetet e Bashkuara, në përpjekje për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të tarifave, raportoi të hënën agjencia shtetërore Xinhua.
Ky qëndrim u bë i ditur pas një video-konference midis zëvendëskryeministrit kinez dhe kryenegociatorit tregtar He Lifeng dhe Sekretarit të Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent. Sipas Xinhua, bisedimet ishin “të sinqerta, të thella dhe konstruktive”.
Tensionet mes dy ekonomive më të mëdha në botë janë intensifikuar gjatë javës së fundit, pasi Pekini njoftoi masa të reja kontrolli mbi eksportet e metaleve të rralla dhe teknologjive për përpunimin e tyre – një lëvizje që shihet si përgjigje ndaj presioneve të vazhdueshme të Uashingtonit.
Ndërkohë, Scott Bessent deklaroi se javën e ardhshme do të zhvillojë një takim me He Lifeng në kuadër të përgatitjeve për raundin e ri të negociatave.
Të tjera
Ka një arsye përse dhemb plaga e operacionit kur prishet moti
Fitoi një klasë e re politike
Pas sanksioneve amerikane, varësia nga nafta ruse po kthehet kundër Serbisë