Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi të premten se i ka hequr nga lista e sanksioneve katër aleatë të ish-presidentit të entitetit serb të Bosnjës, Millorad Dodik.
Ky vendim u përshëndet nga vetë Dodik, i cili po e zhvillon një fushatë për t’i hequr sanksionet amerikane kundër tij.
Dodik është sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania për pengimin e zbatimit të marrëveshjes së Dejtonit për paqe, e cila i dha fund luftës në Bosnje në vitet ‘90, si dhe nga disa vende evropiane që thonë se politikat e tij separatiste rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Bosnje.
Ata e sfiduan vendimin e gjykatës më të lartë të Bosnjës, e cila ndaloi këtë festë si antikushtetuese, si dhe paralajmërimet e vëzhguesve perëndimorë të paqes.
Zyra Amerikane për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) nuk dha shpjegime pse këta katër persona u hoqën nga lista e sanksioneve.
Dodik, i cili ka angazhuar disa lobistë në SHBA për të ndihmuar në heqjen e sanksioneve ndaj tij, tha se sanksionet ishin të motivuara politikisht. / REL
Të tjera
Pse duhet ngrënë mollët me lëvore
Prishtina po kërkon ndryshim dhe ky ndryshim është i pashmangshëm
Ushtarët e KFOR-it bëjnë stërvitje me helikopterët “Black Hawk”