Drejtori Ekzekutiv i FIBA Europe, Kamil Novak, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ka folur për rëndësinë e zhvillimit të lojtarëve të rinj, bashkëpunimin me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe perspektivën që Kosova të organizojë në të ardhmen ngjarje të rëndësishme evropiane në basketboll.
Në një intervistë ekskluzive për KosovaPress, ai ka vlerësuar punën dhe strukturën e FBK-së, ndërsa ka theksuar se përmirësimi i infrastrukturës sportive në vend do të jetë një hap i madh drejt organizimit të ngjarjeve madhore.
Novak: Zhvillimi i lojtarëve të rinj është një nga shtyllat kryesore të FIBA Europa
“Ne u ftuam nga Federata e Kosovës për të mbajtur mbledhjen e Komisionit të Rinisë këtu, në kuadër të ngjarjes Under-14 Get-Together. Under-14 Get-Together është një ngjarje vjetore e organizuar nga FIBA Europa, ku mblidhen ekspertët nga të gjitha federatat që punojnë me zhvillimin e lojtarëve të rinj. Kjo është pikërisht një nga shtyllat kryesore të FIBA Evropës. Ne duam të mbështesim zhvillimin në bazë dhe zhvillimin në secilën federatë kombëtare. Këtu kemi ekspertët nga federatat tona kombëtare që po drejtojnë ngjarjen. Kjo nuk është një ngjarje për sekretarët e përgjithshëm të federatave, por për ekspertët që përballen çdo ditë me detyrën dhe sfidat e zhvillimit të lojtarëve. Kjo është një mundësi e mirë për të gjithë ata të shkëmbejnë përvojat e tyre”, tha Novak.
Novak: FBK ka strukturë të organizuar, këtë po e dëshmon duke organizuar ngjarjet e FIBA Europe
Novak foli edhe mbi rëndësinë e përmirësimit të infrastrukturës sportive, sidomos në prag të Lojërave Mesdhetare 2030.
Novak: FIBA Europe pret nga Kosova ta përmirësojë infrastrukturën e saj sportive
Novak thotë se Kosova mund të synojë të organizojë ngjarje të mëdha basketbolli në të ardhmen, duke u bazuar në potencialin e tanishëm.
Novak: Kosova së shpejti mund të jetë organizatore e ngjarjeve evropiane në basketboll
“Organizimi i Lojërave Mesdhetare, natyrisht, do të ketë disa objekte të përmirësuara dhe të reja. Dhe ndoshta e dini që një nga vendet mikpritëse të EuroBasket 2025, që është ngjarja më e madhe e organizatës sonë, ishte Qiproja. Qiproja padyshim nuk është më e madhe se Kosova dhe ata bënë mirë. Nuk e besonin të gjithë që mund ta realizonin, por ata e realizuan. Pra, pse, thjesht po hedh një pyetje në ajër, Federata Kombëtare e Basketbollit e Kosovës nuk mund të mendojë të bëhet pjesë, ndoshta të organizojë fazën e grupeve të EuroBasket 2033 ose gradualisht të organizojë fazën e grupeve të EuroBasketit të femrave, që padyshim ata mund ta përballojnë. Pra, mund të shoh që ka një të ardhme për Federatën e Basketbollit të Kosovës për të organizuar ngjarje kryesore evropiane, edhe në kategorinë e seniorëve”, tha Novak.
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit