Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me drejtoreshën e organizatës “Jeta Vita”, Nafije Latifi vizituan të mërkurën Klinikën e Onkologjisë në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Me këtë rast, presidentja Osmani dhuroi proteza të gjirit për gratë e prekura nga kanceri, si shenjë mbështetjeje për to dhe për fuqizimin e grave që përballen me këtë sëmundje.
Për shkak të ndjeshmërisë së rasteve, mediat nuk janë lejuar të marrin pamje brenda Klinikës. Pas vizitës, presidentja Osmani do të deklarohet për media.



Të tjera
Dhuna në shkolla, kërkohen masa gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e nxënësve
Gjendet vetura e raportuar si e zhdukur në Aeroportin e Prishtinës: Ishte marrë gabimisht
Nuk më intereson kush është favorit, ashtu ishin edhe Sllovakia dhe Suedia