Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur sot publikimin e rezultateve të votave me postë për disa komuna të vendit, ndërsa procesi i numërimit po vazhdon në komunat e tjera.
Në komunën e Dragashit janë numëruar 100 për qind e votave me postë. Sipas rezultateve, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bexhet Xheladini, ka marrë 1,181 vota ose 55.92 për qind. Pas tij renditet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaban Shabani, me 537 vota (25.43%), ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Filiz Mustafa, ka marrë 350 vota (16.57%).
Në Shtime janë publikuar po ashtu rezultatet finale të votave me postë. Këtu prin kandidati i Vetëvendosjes, Qemajl Aliu, me 379 vota ose 51.63 për qind, i pasuar nga kandidati i PDK-së, Përparim Ramusa, me 258 vota (35.15%) dhe Kastriot Shabani me 97 vota (13.22%).
Në Mitrovicën e Jugut deri më tani janë proceduar në sistem vetëm 50 për qind e votave me postë. Sipas rezultateve të deritanishme, kandidati i Vetëvendosjes, Faton Peci, prin me 169 vota (58.48%), ndërsa pas tij radhiten kandidati i PDK-së, Arian Tahiri, me 83 vota (28.72%) dhe ai i LDK-së, Gëzim Plakolli, me 37 vota (12.8%).
Në komunat e tjera, KQZ ende nuk ka publikuar rezultatet e votave me postë, ndërsa procesi i verifikimit dhe publikimit pritet të vazhdojë gjatë ditëve në vijim.
Të tjera
Gënjeshtrat që gratë e martuara ua thonë burrave
5 shenjat e horoskopit me karakter të fortë
Mungesa adekuate e gjumit sjell e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit