Policia e Kosovës ka njoftuar për një tjetër rast dhunimi që ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë.
Sipas policisë rasti ka ndodhur të martën rreth orës 10:00.
Të njëjtit janë shoqëruar në NJHP-Prishtinë dhe gjatë intervistimit kanë pranuar se me dëshirën e dy palëve kanë kryer marrëdhënie seksuale”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Ndryshe dje në Lipjan është arrestuar një kadet i Policisë së Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar një vajzë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Arbër Beka, zëdhënës i Inspektoratit të Policisë së Kosovës.
“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar nga Policia lidhur me këtë rast. Me të pranuar njoftimin kanë shkuar në Stacionin Policor Lipjan DRP-Prishtinë, dhe kanë ndërmarrë veprimet fillestare hetimore për të cilat është njoftuar Prokurori i Shtetit (prokurori kujdestar). Pas prezantimit të të gjeturave të hetimit deri në atë fazë të hetimit, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar të dyshuarin (kadetin policor), për të cilin Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për caktimin e masës së ndalimit për 48 orë me dyshimin e kryerjes se veprës penale “Dhunimi” nga neni 277 të KPRK-së”, ka thënë ai.



Të tjera
Trump kërcënon me 100 për qind tarifa vendet që vendosin taksa mbi shërbimet digjitale për kompanitë amerikane
Vetitë kuruese të arrave, ja sëmundjet që shërojnë
Muriqi pas kthimit Fenerbahçe: Tash jam tjetër, më i pjekur, më i uritur