Mbledhja e Kuvendit Komunal në Gjilan eskaloi sot pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës që në rend dite të përfshihej raporti i punës së kryetarit, Alban Hyseni.
Kryesuesja e Kuvendit e refuzoi kërkesën me arsyetimin se ishte pikë jashtë rendit të ditës dhe nuk është miratuar.
Nga pamjet e publikuara nga seanca, shihet se si disa asamblistë qëndrojnë te vendi i kryesueses dhe gjatë debatit, drejtori i VV-së, Kushtrim Ibrahimi, kap për dore asamblistin e PDK-së, Burhan Isufi.
Pas kësaj, asamblistët e PDK-së bllokuan foltoren, duke ndërprerë zhvillimin e seancës.
“E kemi vendosur në rend ditë s’është miratu. Uluni. Pse jam një grua dhe një femër këtu po ini katër burra, turp le të iu vi. Mos me na leju me punu, fjalën e lirë e kemi, turp për juve”, dëgjohet të thotë kryesuesja e Kuvendit Komunal.
Lidhur me rastin, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, reagoi përmes një komunikate, duke i cilësuar veprimet e opozitës si “uzurpim të institucionit” dhe “pengim me dhunë të punës së Kuvendit”.
“Tërheqja me forcë e mikrofonit dhe mjeteve të punës, si dhe skena ku katër burra ushtrojnë presion ndaj një gruaje të vetme, Kryesueses së Kuvendit të Komunës, Krenare Latifi Kqiku, janë të papranueshme në çdo standard demokratik. Këto veprime nuk përfaqësojnë debat politik, por tentativë për ta zëvendësuar fjalën me forcën. Qytetarët e Gjilanit nuk na kanë zgjedhur për të parë bllokada e dhunë. Na kanë zgjedhur për të marrë vendime, për të punuar dhe për t’u shërbyer atyre”, ka shkruar Hyseni.



Të tjera
Muriqi pas kthimit Fenerbahçe: Tash jam tjetër, më i pjekur, më i uritur
Gashi: Të shkojmë në zgjedhje brenda LDK-së
ShBA i ofron zgjatje të kontratës Mauricio Pochettinos