Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion policor në komunat e Zubin Potokut dhe Zveçanit, në kuadër të hetimeve për disa vepra të rënda penale.
Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda po zbatojnë një urdhër të Gjykatës, i lëshuar me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për të kryer bastisje në nëntë (9) lokacione të ndryshme.
Bastisjet po kryhen nën dyshimin për kryerjen e veprave penale: Rrezikimi i personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to; Vrasje e rëndë; dhe Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Operacioni është duke u mbështetur edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës, ndërsa veprimet po zhvillohen në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.
Në komunikatë thuhet se Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe se publiku do të njoftohet me detaje pas përfundimit të operacionit.
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit