Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje të re për punësim

Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje të re për punësim

Kosova dhe Shqipëria kanë hyrë në një fazë të re të bashkëpunimit në tregun e punës.

Sipas marrëveshjes, qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë do të kenë mundësi të punojnë në shtetin tjetër pa pasur nevojë për leje pune, përmes procedurave të agjencive përkatëse të punësimit.

Po ashtu, punëtorët do të gëzojnë të drejta dhe mbrojtje të barabartë me punëtorët vendas, ndërsa do të zhvillohen programe të përbashkëta për aftësim profesional dhe njohje të certifikatave.

Marrëveshja parasheh gjithashtu shkëmbimin e praktikave më të mira në punësim, njohjen e kontributeve pensionale dhe të sigurimeve shoqërore sipas marrëveshjeve në fuqi, si dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për shërbimet e punësimit.May be an image of basketball and text that says 'MARREVESHJA E BASHKEPUNIMIT NDERMJET REPUBLIKES KOSOVES DHE REPUBLIKES SẼ SHQIPERISE PER MOBILITETIN ΝE PUNE Familje Vlerat Clirimtare Republikess Ministria Ekonomisë dhe Inovacionit Republikës kane Kosovés punojne tjetër miratim agjencité Marréveshja bazohet nẽ Procesine Berlinit bashkëpunimin . drejta mbrojtje ipunétoret epunësimit. Kontributet hetsigurimeve programe perbashketa profesional dhe njohje certifikatave. pages programe aftésimi profesional. marréveshjeve fuqi. shkembehen praktikatmet aftésim shkembejnë informacione töpêrmirësojne punësim. profesional. zbatimin marrëveshjes angazhohen Agjenciae Punesimit Republikëss Kosovës (APRK) Agjencia Kombëtare Punésimit Aftésive Republikës Shqipërisë téshkembehen aftésim profesional. Marrëveshja është lidhur Ministria katërvjeçare. Familje Çlinmtare Marrëveshjak fuqi nënshkrimittè 03.07.2026. Me SHUME MUNDỄSI. ME AFER ME NJERI-TJETRIN. Ministria Ekonomise'

Zbatimi i saj do të bëhet nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive e Shqipërisë (AKPA).

Marrëveshja është nënshkruar për një periudhë katërvjeçare dhe ka hyrë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit, më 3 korrik 2026.