Hamasi po planifikon një sulm “të menjëhershëm” ndaj civilëve në Gaza që do të shkelte marrëveshjen e armëpushimit midis grupit dhe Izraelit, ka paralajmëruar Departamenti Amerikan i Shtetit.
“Ky sulm i planifikuar kundër civilëve palestinezë do të përbënte një shkelje të drejtpërdrejtë dhe të rëndë të marrëveshjes së armëpushimit dhe do të dëmtonte progresin e rëndësishëm të arritur përmes përpjekjeve të ndërmjetësimit”, tha ai.
“Garantuesit kërkojnë që Hamasi të përmbushë detyrimet e tij sipas kushteve të armëpushimit.”
Ai tha se nëse Hamasi vazhdon me sulmin, “do të merren masa për të mbrojtur popullin e Gazës dhe për të ruajtur integritetin e armëpushimit” të arritur nga Donald Trump për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare midis Izraelit dhe Hamasit.
Bëhet e ditur se presidenti amerikan ka paralajmëruar se do të shqyrtojë lejimin e forcave izraelite për të rifilluar luftimet në Gaza nëse Hamasi nuk arrin të zbatojë armëpushimin.
Ndryshe, një rifillim i luftimeve në Gaza mund të çojë në kolapsin e armëpushimit dhe të zhbëjë përpjekjet shumëpalëshe për paqe në rajon. /Telegrafi/
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit