Një incident i dhunshëm është regjistruar pas mesnate në lokalin “Bubble” në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë, ku një person në gjendje të dehur është përfshirë në një përleshje fizike, pas një provokimi verbal.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:50 të datës 18 tetor 2025, kur Valon Murtezi rreth 31-vjeçar, pas konsumimit të alkoolit, është konfliktuar me një person të njohur me nofkën “Barbi”, për shkak të orientimit të tij seksual.
Dëshmitarja e rastit ka deklaruar se pas fjalosjes, Murtezi ka tentuar ta sulmojë “Barbin”, duke e ofenduar publikisht, çka ka shkaktuar reagim nga persona të tjerë të pranishëm në lokal.
Më pas, disa prej tyre kanë sulmuar Murtezin, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Në vendngjarje kanë intervenuar njësitë policore, të cilat e kanë gjetur Murtezin në gjendje të rëndë alkoolike – me 0.76 mg/L, dhe e kanë shoqëruar për trajtim në QKUK.
Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, i dyshuari është ndaluar përkohësisht nga ora 01:30 deri në 09:00 të datës 19 tetor, ndërsa rasti është inicuar si “Lëndim i lehtë trupor”.
Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në rrahje dhe për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes.




Të tjera
Rezistenca e armatosur në Gllogjan më 24 mars 1998 ishte një nga kapitujt e parë të betejave të popullit të Kosovës në l*uftën çlirimtare të viteve 1998 dhe 1999
Katër shtetas shqiptarë arre*stohen në Serbi për `nxitje urrejtjeje`
Dobitë shëndetësore nga specat djegës