Një rast i dhunës në familje është raportuar në Fushë Kosovë, ku një vajzë ka denoncuar të fejuarin e saj, duke e akuzuar për sulm fizik dhe dhunë psikike, pas një konflikti që dyshohet se ka nisur për shkak të mënyrës së veshjes.
Sipas informacioneve të Gazetës Sinjali, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 16 tetorit 2025, në fshatin Bresje, ndërsa është raportuar më 18 tetor, rreth orës 19:00, kur viktima V. B rreth 23-vjeçare është paraqitur në Stacionin Policor të Fushë Kosovës për të raportuar ngjarjen.
Në deklaratën e dhënë në prani të zyrtares së Qendrës për Punë Sociale, ajo ka treguar se gjatë një debati me të fejuarin e saj, B.F. rreth 22-vjeçar, situata ka degjeneruar në dhunë fizike.
Sipas saj, i dyshuari e ka shqyer fustanin, e ka kapur disa herë për flokësh dhe e ka goditur në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime trupore për të cilat ka marrë tretman mjekësor.
Nga ana tjetër, i denoncuari i ka mohuar në tërësi akuzat, duke i cilësuar ato si të sajuara. Ai ka deklaruar para hetuesve se vajza ka shpikur historinë pasi është kundërshtare e përfshirjes së tij në procesin e rekrutimit në Policinë e Kosovës, gjë që sipas tij është bërë shkak i konflikteve të shpeshta ndërmjet tyre.
Pas konsultimit me Prokuroren për raste të dhunës në familje, është urdhëruar që rasti të iniciohet si “Dhuna në familje” dhe të procedohet në mënyrë të rregullt, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të verifikuar pretendimet e të dy palëve.
Të tjera
Pse duhet ngrënë mollët me lëvore
Prishtina po kërkon ndryshim dhe ky ndryshim është i pashmangshëm
Ushtarët e KFOR-it bëjnë stërvitje me helikopterët “Black Hawk”