Në Vushtrri raportohet se është arritur një koalicion paszgjedhor mes kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Tahiri, dhe kandidatit të Vetëvendosjes (VV), Sylejman Meholli.
Pas arritjes së marrëveshjes, kryeministri në detyrë Albin Kurti theksoi se bashkëpunimi synon të sjellë përfitime konkrete për qytetarët.
“Me datën 9 nëntor dhe le të punojmë jo për çdo ditë por për çdo orë që këtë marrëveshje për bashkëqeverisje që e bëmë sot ta realizojmë me bashkëqeverisje pas 9 nëntorit me kryetarin Sylejman Meholli dhe drejtorët të cilët do të bëjnë punë të mbara e të mira për qytetarët e Vushtrrisë pa dallim të cilën e duam shumë edhe ajo na do”, deklaroi ai.
Sipas rezultateve zgjedhore në këtë komunë, VV mori 26.28% të votave, ndërsa LDK-ja 21.62%.
Megjithatë, më së shumti vota i ka fituar Partia Demokratike e Kosovës me kandidatin e saj, Ferit Idrizi, i cili mori 38.08% të votave.
Idrizi ka qenë gjithashtu kryetar i komunës deri tani.



Të tjera
Pl@goset një person në Skenderaj, policia jep detaje
Presim që përfundimtari të japë qartësi të plotë
Rrokaqiej frymëzues që na lënë pa fjalë