Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësues të kompanisë suedeze Ericsson, ndër ta edhe zëvendëspresidentin e kompanisë, Mikael Bäck.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit me gjigantin e telekomunikimit Ericsson, me të cilin Kosova ka bashkëpunuar në modernizimin e rrjetit kombëtar dhe në mbulimin e gjithë territorit me rrjetin 4G dhe 5G, njofton Zyra e Kryeministrit.
Palët biseduan gjithashtu për mundësitë e investimeve të ardhshme në fushën e telekomunikacionit, sektor ku Ericsson ka zhvilluar me sukses projekte në shumë shtete evropiane.
Bëhet e diture se Kurti i falënderoi përfaqësuesit për vizitën dhe bashkëbisedimin, duke vlerësuar kontributin e tyre në zhvillimin teknologjik të vendit.
Në delegacionin e kompanisë ishte edhe Florijeta Mulolli, nga Kosova, ish-këshilltare e Drejtorit Ekzekutiv të Ericsson dhe aktualisht Drejtore e Lartë e Llogarive në këtë kompani.



Të tjera
Zyrtari në Kaçanik i kërkon 600 euro qytetarit për t’i ‘kryer punë’, përfundon në pranga
“I pamoralshëm, njeri i keq, dezinformues”: Pse Behgjet Pacolli u reagoi ashpër Berat Buzhalës dhe Vehbi Kajtazit?
Federata e Belgjikës akuzon FIFA-n në rastin Balogun: Nuk kemi marrë asnjë shpjegim