Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësues të kompanisë suedeze Ericsson, ndër ta edhe zëvendëspresidentin e kompanisë, Mikael Bäck.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit me gjigantin e telekomunikimit Ericsson, me të cilin Kosova ka bashkëpunuar në modernizimin e rrjetit kombëtar dhe në mbulimin e gjithë territorit me rrjetin 4G dhe 5G, njofton Zyra e Kryeministrit.
Palët biseduan gjithashtu për mundësitë e investimeve të ardhshme në fushën e telekomunikacionit, sektor ku Ericsson ka zhvilluar me sukses projekte në shumë shtete evropiane.
Bëhet e diture se Kurti i falënderoi përfaqësuesit për vizitën dhe bashkëbisedimin, duke vlerësuar kontributin e tyre në zhvillimin teknologjik të vendit.
Në delegacionin e kompanisë ishte edhe Florijeta Mulolli, nga Kosova, ish-këshilltare e Drejtorit Ekzekutiv të Ericsson dhe aktualisht Drejtore e Lartë e Llogarive në këtë kompani.



Të tjera
Togeri serb i PK-së i çoi BIA-s dokumente sekrete të Kosovës me Whastapp, fitoi miliona dinarë
Gjenden mbi 200 fishekë dhe një uniformë me logo të Serbisë në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok
PDK publikon listën e kandidatëve, Hamza: Mbi 50% janë prurje të reja