Mbase brenda LDK-së po “zihet” diçka!
Në Vushtrri sot u arrit një koalicion paszgjedhor mes kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Tahiri, dhe kandidatit të Vetëvendosjes (VV), Sylejman Meholli.
Prezent në këtë ngjarje ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Pas arritjes së marrëveshjes, kryeministri në detyrë Albin Kurti theksoi se bashkëpunimi synon të sjellë përfitime konkrete për qytetarët.
“Në emër tim dhe të degës së LDK-së, më lejoni të ju falënderoj për prezencën dhe të them se ky koalicion dhe marrëveshje nuk është kundër askujt, por për qytetin dhe qytetarët. Duke qenë besimtar, unë besoj se e mira duhet të kthehet me të mirë”.
Nga ana tjetër për këtë, ka reauar vet Lidhja Demokratike e Kosovës.
Salihaj: Është gabim të kundërshtohet një koalicion në nivel lokal
Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, tha se është gabim të kundërshtohen koalicionet lokale, pasi interesat lokale ndryshojnë nga ato qendrore.
Ai beson se LDK do të bashkëpunojë me PDK-në në disa komuna, veçanërisht në Prishtinë, si në të kaluarën.
Sipas tij, degët lokale duhet të kenë më shumë autonomi, sepse përqendrimi i pushtetit në një person çon në diktaturë.
“Unë mendoj se është gabim të kundërshtohet një koalicion në nivel lokal, sepse interesat lokale dallohen nga ato në nivel të Kosovës. Jam i bindur se LDK do të bëjë koalicione lokale, veçanërisht me PDK-në në Prishtinë, sepse koalicion të tillë pothuajse ka pasur në të gjitha zgjedhjet, qoftë i shpallur ose i pashpallur.
Në të kaluarën Isa Mustafa thoshte se u ka ndihmuar shumë Petriti, d.m.th. Elmi Reçica për të fituar në Prishtinë. Jam i bindur se kjo mund të ndodhë përsëri. Pra, pse të mos bëjë koalicion Xhafer Tahiri me Vetëvendosjen në Vushtrri, aqë më tepër kur Vetëvendosje së paku nuk i ka vrarë veprimtarët e LDK-së, siç ka bërë PDK. Degët e LDK-së duhet të kenë një lloj autonomie, sepse kjo do të ishte demokraci. Nuk duhet të varet çdo gjë prej një personi, sepse shtrëngimet e tepruara çojnë në diktaturë”, deklaron ai.
Rugova: Autoriteti i Abdixhikut është sfiduar më 9 shkurt kur kemi dalë parti e tretë
Ai shtoi se autoriteti i Abdixhikut u sfidua kur LDK doli parti e tretë më 9 shkurt.
“Vlerësoj se koalicionet në komuna varirojnë nga politikat nacionale, por në rastin e Vushtrrisë kryetari i degës së LDK- së është edhe anëtarë i kryesisë qendrore dhe ky qëndrim i kryesisë qendrore krijon konfizion të strukturat dhe degët e partisë sepse edhe shumë degë të LDK tani janë në balotazh edhe ne si LDK do kemi nevojë për koalicione në disa komuna, prandaj degët duhet të kenë një autonomi në vendimmarrje. Autoriteti i Abdixhikut është sfiduar më 9 shkurt kur kemi dalur parti e tretë”, përmbylli ai
Të tjera
Gjërat që çiftet e lumtura bëjnë çdo ditë
Policia serbe bastis shtëpinë e zyrtarit të AAK-së në Tërnoc
Pesë maska për fytyrën që mund t’i përgatisni fare thjeshtë