Polemika e hapur mes Kadri Kryeziut dhe Bardhyl Mahmutit është thelluar në rrjetet sociale. Dy shkrime të njëpasnjëshme të Kryeziut, ish-i burgosur politik dhe pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1981, kanë sjellë reagime të forta, ku ai e akuzon Mahmutin për përvetësim të historisë, mungesë burrnie dhe deformim të idealeve të lirisë.
Në shkrimin e parë, me titull “Patriotizmi dhe hajnija nuk futen në një thes”, ai thekson se ata që u ngritën kundër Jugosllavisë nuk e bënë luftën për përfitime personale. Kryeziu e akuzon Mahmutin dhe “sojin e tij” për pasurim pa turp dhe përpjekje për ta shndërruar luftën e drejtë në biznes personal.
Në reagimin e dytë, me titull “Kur hajnat vazhdojnë e flasin për patriotizëm”, Kryeziu mohon rolin e Mahmutit në organizimin e demonstratave të 11 marsit 1981, duke sqaruar se ato kishin rrënjë në lëvizjen studentore të vitit 1968. Sipas tij, Mahmuti nuk ishte pjesë e grupit organizator dhe “ishte vagon, jo lokomotivë”.
Të dy shkrimet e Kryeziut përmbajnë tone të forta akuzuese dhe rikthejnë në vëmendje përplasjet e vjetra brenda radhëve të disidentëve shqiptarë kundër regjimit jugosllav.
PATRIOTIZMI DHE HANIJA NUK FUTEN NË NJË THES
Nga mënyra si është sjellë, Bardhyl Mahmuti, pa i hyrë në hak, e ka marrë stafetën e shpifjeve kundër meje. Kam pritur që do të reflektonte dhe do të korrigjonte fjalët e tij, por mungesa e burrnisë për ta bërë këtë më zhvesh nga çdo arsye për t’u përmbajtur.
Bardhyli më mirë në një burg. E di fort mirë sa larg mund të shkoj, prandaj ky reagim është vetëm fillimi. Le ta bëjmë si të duan: kur të duan, ku të duan dhe me çfarë të duan, sepse për sojin e Bardhylit nuk jap pesë pare.
Edhe pse dikur ishim të burgosur si disidentë të regjimit jugosllav, me Bardhyl Mahmutin dhe sojin e tij — që përfshin burra të ligë në Kosovë e Maqedoni — unë i kam ndarë rrugët moti. Kontributi i tyre si disidentë, madje edhe pjesëmarrja në luftë, janë venitur përballë pisllëqeve që kanë bërë pas saj.
Jo! Nuk ua takon. Nuk ua ka takuar kurrë dhe nuk do t’u takojë asnjëherë. Pangopësia, llupësia dhe pisllëqet e këtij soji janë fyerje për vuajtjet që kemi kaluar në burgje, për gjakun që është derdhur dhe për sakrificat e popullit tonë.
KUR HAJNAT VAZHDOJNË E FLASIN PËR PATRIOTIZËM
Parulla “Kushtetutë, Republikë, o me hatër o me luftë” nuk është shpikje e vitit 1981.
Ajo ka gjenezën në demonstratat e vitit 1968. Ne, studentët e vitit 1981, që nuk u pajtuam me luksin dhe glamuorin jugosllav, ishim të edukuar dhe kalitur në frymën që nisi në pranverën e vitit 1968.
“Duam kushte!”, “Duam Republikë!”, “Lironi shokët nga burgu!” — fjala është për ideologun tonë, Bacën Adem Demaçi.
Dhe jo, Bardhyl, nuk është e vërtetë që nuk ke pranuar pozita. Ti i ke pasur ato — por gjithmonë i pakënaqur, gjithmonë duke kërkuar më shumë. I soji yt, që nuk di kurrë ç’është “boll” e “mjaft”. Kur nuk i arrite ato që dëshiroje dhe nuk munde të grabisësh çfarë synoje, fillove t’i shpallje shokët tradhtarë e spiunë. Kështu i ke bërë të gjithëve — madje edhe Ali Ahmetit. Dhe në fund, ike e u strehuve në Zvicër.



Të tjera
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarët e rinj në Veri, i kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës
5 gjërat që janë edhe më të rrezikshme sesa pirja e duhanit
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët shqiptarë që kthehen vullnetarisht në atdhe