Albin Kurti i Vetëvendosjes ka dyshuar edhe vetë se mund ta bëjë qeverinë e re të dielën, kur e ka afatin e fundit.
Tha se “nuk është kollaj” dhe se alternativa tjetër, në rast të mosbërjes së qeverisë, janë zgjedhjet e reja.
Albin Kurti tha se “ka shumë inat e xhelozi” dhe se “është intoksuar atmosfera”.
Por as partitë ish-opozitare, tha ai, “nuk duket ta kenë vullnetin dhe synimin”.
“Do të përpiqemi maksimalisht që deri në dielën më së larg, të hënën nuk mundemi me u përgatit. Sepse të hënën ose e kemi bë qeverinë ose nuk e kemi bë (qesh). Prandaj në këto ditët e mbetura, jemi duke komuniku, jemi duke bisedu. Nuk është kollaj, se, s’di qysh me ua shpjegu, ndoshta e keni ndëgju edhe ju vet, është intoksu atmosfera shumë, ka shumë xhelozi e inati e ciniziëm shumë më shumë se ide, punë e pasion. Por, jemi ku jei dhe do të përpiqemi ta bëjmë qeverinë. Por, siç duket, alternativa është se do të shkojmë në zgjehdje prapë. Ose do ta bëjmë qeverinë, ose shkojmë në zgjedhje prapë. Nuk po duket që opozita ka vullnet dhe as synim për qeveri të tyre”, tha Albin Kurti në Londër.



Të tjera
Disa përdorime të shkumës së rrojës që iu zgjidhin punë dhe kursejnë para
Trump flet për sukseset në njëvjetorin e presidencës së dytë
Turqia i afrohet edhe më shumë energjisë bërthamore, pasi reaktori i parë është 99% i përfunduar