Përfaqësuesi dhe ambasadori amerikan në OKB, Jeff Bartos, tha sot në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se koha ka ardhur të tërhiqet misioni i UNMIK-ut.
“Nuk ka krizë sigurie në Kosovë dhe UNMIK-u nuk ka rol në qeverisjen e Kosovës. Koha ka ardhur të tërhiqet misioni. Ne çmojmë përpjekjet e UNMIK-ut për dialog. Realiteti është se UNMIK-u është një mision paqeruajtës, pa paqeruajtës që punojnë në funksione që duhet të kryhen nga organizata të tjera”, tha ai.
Diplomati amerikan tha se takimet e UNMIK-ut janë të padobishme./rtk



Të tjera
Përdorimi i muzikës si ndihmë për gjumë
Zyrtare: Sandro Tonali i bashkohet Tottenhamit
Marco Rubio fotografohet me dy fëmijë kosovarë në festën e Pavarësisë së ShBA