Anglia luftoi fort për ta siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës, pasi mposhti Meksikën me rezultat 3-2 në “Estadio Azteca”, duke u bërë vetëm skuadra e tretë që nga viti 1966 që arrin një sukses të tillë në këtë stadium.
Dopieta e Jude Bellinghamit dhe penalltia e Harry Kane rezultuan vendimtare për “Tre Luanët”, të cilët u detyruan të luanin për 47 minuta me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Jarell Quansah.
Meksika shënoi në pjesën e parë përmes Julian Quiñones, duke shkuar në pushim me disavantazh 2-1, ndërsa penalltia e Raúl Jiménez në minutën e 69-të e bëri rezultatin 3-2 dhe shtoi presionin mbi Anglinë në minutat e fundit.
Megjithatë, skuadra e Thomas Tuchel i mbijetoi sulmeve të pandërprera të Meksikës pas pauzës për freskim dhe tani do të përballet me Norvegjinë në çerekfinale, pasi Erling Haaland udhëhoqi norvegjezët drejt fitores ndaj Brazilit më herët gjatë mbrëmjes.

Jordan Pickford – 8
Bëri disa pritje vendimtare gjatë ndeshjes dhe nuk mund të bënte shumë më tepër te golat e pësuar.
Nico O’Reilly – 6
Mbrojtësi i Manchester Cityt pati vështirësi në pjesën e parë, sidomos në përballjet me anësorin kundërshtar. Megjithatë, në pjesën e dytë, kur u shty më përpara, u bë pjesë e rëndësishme e sulmit dhe madje goditi edhe shtyllën.
Marc Guehi – 6
Në pjesën e parë pati momente të vështira me krosimet në zonë, por në pjesën e dytë mbrojti me shumë përkushtim.
Ezri Konsa – 6
Pati paraqitje të ngjashme me Guehin, por pas kartonit të kuq të Quansah tregoi vlerën e tij duke kaluar në krahun e djathtë të mbrojtjes, ku bëri një punë shumë të mirë.
Jarell Quansah – 4
Mund t’i kishte kushtuar shtrenjtë Anglisë me ndërhyrjen e pakujdesshme që solli kartonin e kuq. Para atij momenti, megjithatë, kishte qenë duke bërë një punë të pranueshme.

Declan Rice – 6
E udhëhoqi kundërsulmin te goli i parë, duke e bartur topin për një distancë të gjatë para se ta pasonte te Saka. Edhe në aspektin defensiv i kreu mirë detyrat e tij.
Elliot Anderson – 6
I qëndrueshëm në mesfushë. Ishte shumë i rëndësishëm në fitimin e topit lart në fushë para golit të dytë, duke nisur aksionin që përfundoi me gol.
Anthony Gordon – 8
Ishte një dalje shumë e rëndësishme për Anglinë, veçanërisht në pjesën e dytë. Vrapimet e tij direkte dhe aftësia për ta mbajtur topin ishin vendimtare. Shpërthimi i shpejtë për ta fituar topin para portierit solli edhe penalltinë për Anglinë.
Jude Bellingham – 10
Ylli i Real Madridit bëri një paraqitje fenomenale. Punoi pa pushim gjatë gjithë ndeshjes, shënoi dy gola në pjesën e parë dhe, në minutat e fundit para pushimit, bëri edhe një largim vendimtar për ta ndalur Meksikën nga barazimi. Një performancë e kompletuar dhe e denjë për notën maksimale.
Bukayo Saka – 7
Dhuroi një asist të shkëlqyer te goli i parë, duke e ngritur topin në zonën e pesëmetrave, aty ku Bellingham e goditi në mënyrë perfekte. Punoi shumë edhe në mbrojtje para se të zëvendësohej.
Harry Kane – 8
Asistoi në golin e dytë të Bellinghamit dhe realizoi penalltinë që doli të ishte vendimtare. Megjithatë, shkaktoi edhe penalltinë e Meksikës. Me këtë, u bë lojtari i parë i regjistruar që nga viti 1966 që shënon penallti dhe shkakton penallti në të njëjtën ndeshje të Kupës së Botës.
John Stones – 6
Në vend të Sakas
Tregoi gjithë eksperiencën dhe klasin e tij në detyrat mbrojtëse pas inkuadrimit. Përvoja e tij doli shumë e rëndësishme në fund.
Djed Spence – 6
Në vend të O’Reillyt
Mbrojti me guxim të madh dhe bëri një ndërhyrje fantastike në momentet e fundit, duke ia mohuar Meksikës një rast të pastër nga afërsia.
Dan Burn – 6
Në vend të Andersonit
Luftoi fort dhe e kreu me përkushtim detyrën e tij, pasi u fut nga banka për ta ndihmuar Anglinë të përballonte valë pas vale sulmesh meksikane.
Morgan Rogers – 5
Në vend të Kane
Nuk qëndroi mjaftueshëm gjatë në fushë për të pasur ndikim të madh në lojë, por ndihmoi në menaxhimin e rezultatit në minutat e fundit.



Të tjera
Marco Rubio fotografohet me dy fëmijë kosovarë në festën e Pavarësisë së ShBA
Sekuestrohen asete me vlerë 1 milion euro në Kosovë në lidhje me një rrjet pastrimi parash të trafikimit të drogës
Si të resetoni iPhone-in tuaj kur pulla Home nuk funksionon