Stavros Lambrinidis, ambasador i Bashkimit Evropian në Kombet e Bashkuara, tha sot në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së se BE pret që Serbia të ndërmarrë masa e të ndjekë penalisht autorët e sulmit të vitit 2023 në Banjskë.
“Bashkimi Evropian pret që Serbia të ndërmarrë masa dhe të kapë e ndjekë penalisht kryerësit e sulmit të vitit 2023 në Banjskë. Deri tani, Serbia ka ndërmarrë veprime të pamjaftueshme,” tha ai.
Ai shtoi se BE është e shqetësuar për situatën në pjesën veriore të Kosovës. Diplomati evropian foli gjithashtu për zgjedhjet në Kosovë, duke përmendur edhe ato në veri.
Ai i bëri thirrje Kosovës që të mundësojë riintegrimin dhe rikthimin në detyrë të gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve që kishin dhënë dorëheqjen disa vite më parë.



Të tjera
Nuk iu ndal policisë, ndalet 18-vjeçari me marihuanë në bagazh
Një i plagosur gjatë konfliktit mes disa personave në Suharekë
Pritje të gjata dhe autobusë të mbushur, ankohen qytetarët e Prishtinës