Ishte raportuar i zhd*ukur, gjendet pa shenja jete i moshuari nga Prishtina

Ishte raportuar i zhd*ukur, gjendet pa shenja jete i moshuari nga Prishtina

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se pas kërkimeve intensive, është gjetur pa shenja jete personi Jashar Jashari, i cili ishte raportuar i zhdukur në lagjen Velania, Komuna e Prishtinës.

Sipas njoftimit, trupi i pajetë është lokalizuar nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe pjesëtarët e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH), në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera relevante.

“Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim shpreh ngushëllime të sinqerta për familjen Jashari dhe falënderon të gjitha ekipet e angazhuara për profesionalizmin dhe përkushtimin në këtë operacion.”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.