Njësitet e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë realizuar një operacion të suksesshëm policor, i cili ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Bazuar në veprimet e ndërmarra, njësitet policore kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar në momentin kur ai kishte hyrë në një shtëpi në Prishtinë.
Personi i dyshuar, D.K., mashkull, 37 vjeç, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.



Të tjera
Aksion i Policisë në Zubin Potok, konfiskohet sasi e madhe e fishekëve dhe pajisje ushtarake
Jude Bellingham tregon klasin edhe pas ndeshjes: E ngushëllon talentin e Meksikës dhe i jep fanellën
AI është gati të deshifrojë mendimet e kafshës suaj