Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës , në emisionin “Info Nata”, ka komentuar deklaratat e kryeministrit në detyrë Albin Kurti lidhur me procesin e formimit të qeverisë së re.
“Nuk na befasojnë tashmë deklaratat kontraverse të Albin Kurtit, sepse vazhdimisht e kemi parë që ai ka akuzuar partitë ish-opozitare për bllokadën e konstituimit të Kuvendit, gjë që nuk është e vërtetë. Ai shpeshherë deklaron se ka votat për qeverinë, por jo për konstituimin e Kuvendit. Ndodhi që më pas u votua qeveria, dhe u pa tendenca bllokimi të konstituimit të Kuvendit me pjesëmarrjen e një nënkryetari nga komuniteti serb, i cili nuk ka rol relevant,” tha Kadrijaj.
Ajo kritikoi edhe deklaratat e Kurtit për marrëveshjen me NISMA, duke theksuar se kjo çështje duhet të trajtohet në mënyrë konfidenciale.
“Po më habit fakti se disa eksponentë në debate thonë se ndoshta do të ketë qeveri, ndoshta do t’i ketë votat, ndoshta do ta bëjë qeverinë, por në fakt nuk ka qartësi se me kë do të bëhet kjo qeveri,” shtoi ai.
Kadrijaj po ashtu theksoi se në Fushën Kosovës, AAK ka bërë dakordësi pa komunikuar me nivelin qendror, por se votat e kandidatës së caktuar në Fushë Kosovë nuk kanë rëndësi për ta.
“Ne si AAK gjithmonë kemi pasur mendimet tona. Një bashkëpunim me LVV-në nuk ndodh sepse ne kemi hyrë në këtë proces me qëndrim të qartë. Jemi të gatshëm të bëjmë qeveri me partitë ish-opozitare, por nuk do të jemi pjesë e qeverisjes për dëmet që i ka shkaktuar këtij vendi z. Kurti,” përfundoi Kadrijaj.



Të tjera
Cilat janë tri shenjat më të mençura të Horoskopit?
Stërviteni dhe nuk pini ujë, këto gjëra ju ndodhin
Makaronat nuk të shëndoshin, janë të mirë për shëndetin