E rëndë: Qytetarja nga Kosova Besire Kolgeci-Baraliu humb jetën pas një aksidenti në Francë, lëndohen bashkëshorti dhe dy djemtë

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur më 22 qershor 2026 në Francë, i ka marrë jetën bashkëvendases Besire Kolgeci-Baraliu.

Lajmin e hidhur e ka dhënë faqja e fshatit Bukosh.

Sipas njoftimit, në të njëjtin aksident kanë mbetur të lënduar edhe bashkëshorti i saj, Lulzim Baki Baraliu, si dhe dy djemtë e familjes. Ata po marrin trajtim mjekësor në një spital në Bazel, ku ndodhen nën kujdesin e stafit shëndetësor.

Familjeve Baraliu dhe Kolgeci u janë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të më të dashurës së tyre, ndërsa për të lënduarit janë bërë urime për shërim të plotë dhe sa më të shpejtë.