Ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, ka deklaruar se Republika e Kosovës shpreh mbështetjen e saj të plotë dhe të palëkundur për Ukrainën në përballjen me agresionin rus.
“Me kënaqësi të veçantë kam udhëhequr delegacionin e Republikës së Kosovës në Konferencën Ndërkombëtare të Ukrainës kundër Minave (UMAC 2025), e cila po zhvillohet në Tokio. Jam shoqëruar edhe nga atasheu ynë i mbrojtjes, koloneli Beton Retkoceri,” ka shkruar diplomati kosovar në ‘Facebook’.
Në këtë konferencë dyditore po marrin pjesë 57 përfaqësues shtetesh – ministra, zëvendësministra dhe ambasadorë – si dhe 16 përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, të cilët po diskutojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e veprimit kundër minave dhe ndihmës humanitare, me qëllim të forcimit të paqes dhe sigurisë globale.



Të tjera
Si të resetoni iPhone-in tuaj kur pulla Home nuk funksionon
Mbi 4 mijë foshnja të testuara, skriningu neonatal zgjerohet në Kosovë
Maqedonci: Në vitin 2029, Ushtria e Kosovës do të jetë e gatshme për mbrojtjen e territorit