Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili kishte thënë se “Lëvizja Vetëvendosje e dëshiron Hashim Thaçin përjetësisht në Hagë”.
Basha e cilësoi këtë deklaratë si absurde dhe i kërkoi Ramës që të tërhiqet prej saj, pasi, sipas tij, as vetë Rama nuk e beson atë që ka thënë.
Jo është deklaratë absurde, ai e ka thënë, mendoj që duhet me u pendu pasi nuk e beson as ai vetë”, tha Basha.
I pyetur për raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë, Basha theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të sinqertë dhe mbështetjes së ndërsjellë mes dy vendeve, duke shprehur zhgënjimin ndaj disa qëndrimeve të politikës shqiptare.
“Populli shqiptar në të dy anët e kufirit vazhdon me mendu që janë vëllezër e motra. Politika është gabim. Na duhet një Shqipëri që nuk punon për një Ballkan të Hapur pasi që u dëshmu që ishte gabim. Na duhet një Shqipëri që nuk punon për statutin e Asociacionit të serbëve në Kosovë për çka na kujdesemi për ta, është mirë me u kujdes për shqiptarët në Luginë të cilët diskriminohen në baza ditore.
Ta kemi një Shqipëri që nuk është bash e udhës të organizojë kambionate botërore bashkë me Serbinë, marrë parasysh raportet që i kemi. Për një Shqipëri që vazhdon me punu për Kosovën si shtet i pavarur dhe ia delegon mesazhet e Vuçiqit i cili e mban Kosovën në Kushtetutën e saj si pjesë territoriale dhe një Shqipëri që ka platformë të jashtëzakonshme në institucionet e ndryshme ndërkombëtare që vazhdon me na ndihmu për anëtarësimin tonë në ato”.
Kryeministri Edi Rama në prag të protestës në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte reaguar ashpër ndaj deklaratës së Lëvizjes Vetëvendosje.



Të tjera
Kurti premton dyfishim të bursave, transport publik me 10 euro dhe investime të reja në Sharr
LVV ka gjasa reale ta tejkalojë rezultatin e vitit 202
Festoni me zemër, jo me dhunë