Ndër problemet kryesore jo vetëm të kryeqytetit, por edhe në shumë qytete të tjera vazhdojnë të jenë mbeturinat. Qytetarët shpesh ia lënë fajin komunave dhe kompanive përgjegjëse, duke kërkuar zgjidhje pasi si pasojë e kësaj po rrezikohen, raporton Kosova Post.
Lexues të Kosova Post kanë dërguar foto nga një pjesë të Prishtinës, saktësisht në lagjen “Kalabria – Rruga Shefqet Shkupi”, ku po ndodhet në gjendje të mjerueshme nga mospastrimi i mbeturinave.
Nga fotografitë duket se kontejnerët janë të stërmbushur me mbeturina, ndërsa një pjesë e tyre kanë mbetur edhe në tokë.
Një banor i lagjes “Kalabria” në Prishtinë është ankuar se mbeturinat nuk janë pastruar tash e shtatë ditë.
Ai ka dërguar edhe pamje në redaksinë e Kosova Post, nga vendi i kontejnerëve, ku shihet gjendja e rënduar.



Të tjera
Kurti premton dyfishim të bursave, transport publik me 10 euro dhe investime të reja në Sharr
LVV ka gjasa reale ta tejkalojë rezultatin e vitit 202
Festoni me zemër, jo me dhunë