Takimi i parë zyrtar mes Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kancelarit të Austrisë, Christian Stocker, u zhvillua në Londër, në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit.
Kryeministri Kurti shprehu urimet e tij të përzemërta për shtetin dhe popullin austriak, në prag të shënimit të Ditës Kombëtare të Austrisë këtë fundjavë. Në këtë takim në margjina të Samitit, Kryeministri Kurti dhe Kancelari Stocker biseduan edhe për marrëdhëniet bilaterale, çështjet rajonale, sigurinë dhe integrimin evropian.



Të tjera
“U përpoqa, tani ka marrë fund”, Neymar largohet nga Brazili pas eliminimit nga Botërori
Serbia i dha miliona të akuzuarit për sulmin në Banjskë
Turqia në qendër të diplomacisë globale, Ankaraja mirëpret më 7 korrik Samitin e NATO-s, zbardhet agjenda