Nxënësit e Shkollave Ndërkombëtare Maarif të Kosovës zhvilluan një vizitë mjaft domethënëse në Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe Përfaqësuesi i Fondacionit Maarif të Turqisë në Kosovë, z. Mehmet Nedim Aslan, si dhe drejtuesit e Shkollave Ndërkombëtare Maarif. Mikpritës i veçantë i takimit ishte kryetari i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, z. Halil Kastrati, transmeton KosovaPost.
Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të një projekti social që nxënësit kanë nisur prej muajit shkurt, përmes të cilit ata kanë mbledhur donacione për të ndihmuar të moshuarit. Megjithatë, kjo nismë nuk kufizohet vetëm në ndihmën materiale — nxënësit kaluan kohë me banorët e shtëpisë, duke u dhuruar buzëqeshje, dashuri dhe ngrohtësi njerëzore.
Gjatë takimit, nxënësit i dhuruan të moshuarve edhe një pikturë simbolike që përçon dashurinë dhe mirënjohjen ndaj tyre. Motoja e këtij projekti të bukur ishte:
“Të vlerësosh të moshuarit është dëshmia më e pastër e njerëzimit dhe mëshirës.”
Të tjera
Mesazh diplomatik: Kancelari gjerman i sugjeron Kosovës dhe Serbisë të punojnë më shumë drejt normalizimit
Detaje ekskluzive nga përleshja me armë në Podujevë – babë e bir shtinë me armë pas konfliktit me tre persona, një i lënduar (EMRAT)
Homoseksualët arrestohen dhe turpërohen publikisht në Indonezi