Pacolli kërkon “njohje” nga Barzani – por Kurdistani s’mund të njohë shtete

Pacolli kërkon “njohje” nga Barzani – por Kurdistani s’mund të njohë shtete

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar për një takim “shumë të mirë dhe miqësor” në Erbil me Presidentin e Rajonit të Kurdistanit, Nechirvan Barzani, ku – sipas tij – është biseduar edhe për “çështjen e njohjeve të vendit tonë në rajon”.

Por në aspektin juridik dhe diplomatik, një kërkesë e tillë është e pavlefshme, pasi Rajoni Autonom i Kurdistanit nuk ka kompetenca për njohje të shteteve. Këto janë në kompetencë të qeverisë qendrore të Irakut, sipas Kushtetutës së vitit 2005.

Ekspertët e diplomacisë vlerësojnë se deklarata të tilla tregojnë mungesë përgatitjeje diplomatike dhe mund të krijojnë keqkuptime në arenën ndërkombëtare.
Takimi me Barzanin mund të shihet si gjest miqësor politik apo bashkëpunim ekonomik, por jo si hap real drejt njohjeve të reja për Kosovën.

Në rrjetet sociale, reagimet nuk munguan. Disa komentues me ironi i kanë sugjeruar Pacollit që në të ardhmen, para takimeve ndërkombëtare, pasi që i mungon intelegjenca natyrore të konsultojë inteligjencën artificiale — si ChatGPT — “që të shmangë lapsuse diplomatike”.