Eliminimi nga Kupa e Botës sjell “viktimën” e radhës, trajneri i njohur jep dorëheqje – Ekonomia Online

Eliminimi nga Kupa e Botës sjell “viktimën” e radhës, trajneri i njohur jep dorëheqje

Carlos Queiroz nuk është më trajner i Ganës, pasi ka dhënë dorëheqjen vetëm tre muaj pas marrjes së detyrës, menjëherë pas eliminimit të kombëtares nga Kupa e Botës 2026.

Tekniku portugez, i cili u emërua në krye të Ganës në muajin prill, e udhëhoqi skuadrën drejt vendit të tretë në grupin L, përpara se aventura e saj në turne të përfundonte me humbjen 1-0 ndaj Kolumbisë në fazën e 1/16 së finales.

Largimi i 73-vjeçarit i jep fund shumë shpejt aventurës së tij me “Yjet e Zinjtë”, pasi drejtimi i ekipit zgjati vetëm tre muaj.

Për Queirozin, kjo ishte pjesëmarrja e pestë radhazi në Kupën e Botës si trajner, pasi më herët kishte drejtuar Portugalinë, Iranin dhe Egjiptin në turneun më të madh të futbollit.

Dorëheqja e tij vjen në kuadër të ndryshimeve të para në stolat e përfaqësueseve pas përfundimit të aventurës së tyre në Kupën e Botës.

Po të njëjtën ditë, edhe Jamal Sellami u largua nga posti i trajnerit të Jordanisë, pasi skuadra e tij e mbylli grupin J në vendin e fundit dhe nuk arriti të sigurojë kualifikimin në fazën eliminatore./Telegrafi/