Për disa vite mjekët kanë paralajmëruar për rreziqet e përzierjes së pijeve alkoolike me pije energjike me sasi të lartë të kafeinës siç është Red Bull, kjo ngaqë rrit normën e rrahjeve të zemrës në një shpejtësi të rrezikshme.
E studiuesit në Kanada kanë gjetur një numër të lartë të lëndimeve te personat që konsumojnë vodkë me Red Bull, apo diçka të ngjashme.
Ata besojnë që këto lëndime vijnë si pasojë e energjisë së tepruar te këta persona, që i shtynë të bëjnë veprime të pamenduara.
Tutje janë analizuar edhe studime të publikuara që nga viti 1981 deri më tani.
Gjetjet tregojnë një lidhje të personave që konsumojnë alkool të përzier me pije energjetike me rrezikshmëri më të lartë të lëndimeve krahasuar me ata të cilët konsumojnë vetëm alkool.
Efekti stimulues i kafeinës maskon gjendjen reale të dehjes suaj, kështu duke ju dhënë energji që ju shtyn të konsumoni më tepër alkool e të përfundoni në situata të këqija, si aksidente apo rrahje.



Të tjera
Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv
Policia e Kosovës dhe Ambasada Amerikane zhvillojnë ushtrim të gjerë sigurie në Prishtinë
Zotëria i Parë Prindon Sadriu ftohet në Shtëpinë e Bardhë në Samitin e Organizuar nga Zonja e Parë, Melania Trump