Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza gjatë të mërkurës ka qëndruar për vizitë në komunën e Prizrenit.
Nga atje Hamza ka thënë se PDK-ja është çdoherë e gatshme për zgjedhje të reja.
“Në kuadër të vizitave mobilizuese në terren, sot bashkë me Uranin i vizituam Shaqën e Kujtimin në Prizren dhe dolëm pak në Shatërvanin e bukur. PDK-ja, e cila ka dalë e para në zgjedhjet lokale, ka qenë dhe është çdoherë e gatshme për zgjedhje të reja”, ka shkruar Hamza në Facebook.
“Së bashku me çdo njeri vullnetmirë, me çdo qytetar që është lodhur nga kjo gjendje e pashpresë dhe dëshiron një jetë më të mirë këtu, në vendin tonë, ne do ta bëjmë ndryshimin”, është shprehur Hamza.



Të tjera
Koeficienti për sportistet dhe trajneret rritet për 100%
Përfitimet nga dushi me ujë të ftohtë
Duhet marrëveshje me opozitën për presidentin, jo zgjedhje të reja