Në Gjilan është vënë gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri të Pediatrisë në kuadër të Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit. Në ceremoninë e organizuar morën pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia dhe kryetari i komunës Alban Hyseni.
Sipas zyrtarëve, projekti kap vlerën e afro 1 milion eurove dhe pritet të përfundojë brenda 270 ditëve. Objekti i ri do të përfshijë laborator modern, rritje të kapaciteteve me dyfishim të numrit të shtretërve, hapësira bashkëkohore për trajtim dhe kënd lojërash për fëmijë.
Kurti deklaroi se investimi është pjesë e transformimit të sistemit shëndetësor në vend.
“Gjilani po bëhet me repart të ri të Pediatrisë. Klinikë pas klinike, repart pas reparti, transformimi i sistemit shëndetësor vazhdon në Gjilan dhe në krejt Kosovën”, tha ai.
Në kuadër të investimeve në sektorin e shëndetësisë, në Spitalin Regjional të Gjilanit po realizohen edhe projekte për rinovimin e hapësirave dhe modernizimin e kushteve të punës, me synim ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.



Të tjera
Molliqaj: Vetëvendosje i tutet veç PSD-së
Arsyeja pse personat që kanë pasur shumë partnerë seksualë kanë më shumë shanse për t’u prekur nga kanceri
Vihet gurthemeli për ndërtimin e Pediatrisë në Gjilan