Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar pas një situate të pakëndshme që ka ndodhur gjatë një interviste publike, ku sipas tij është provokuar dhe ofenduar nga një qytetar.
Përmes një reagimi në rrjete sociale, Zemaj ka shprehur keqardhje për incidentin, duke theksuar se reagimi i tij ishte në afekt dhe nuk përfaqëson as bindjet e tij personale, as parimet që mban si deputet dhe anëtar i LDK-së.
“Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qëllim të caktuar – këtë do ta vërtetojë policia – më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë. Në atë moment reagova në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt, gjë e cila nuk përfaqëson as bindjet e mia personale, as parimet që unë përfaqësoj si deputet dhe si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Zemaj.
Policia pritet të sqarojë rrethanat e incidentit.
Për rastin ka reaguar edhe gazetari Astrit Gashi që ishte duke intervistuar deputetin.
“Sot pasdite gjatë xhirimit të një interviste me deputetin e Kuvendit te Kosovës Armend Zemaj, ka ndodhur një incident fizik mes këtij të fundit dhe një qytetari. Per incidentin është lajmëruar Policia e Kosovës, e cila i ka marrë të gjitha pamjet e xhiruara nga kamera”, ka shkruar Gashi.



Të tjera
Dobitë nëse hani dardha çdo ditë
Veprimi dhe bashkëpunimi qytetar fuqizojnë teknologjinë e hapur
Kosova, partner strategjik i BE-së