Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ka parë raporte që kanë të bëjnë me tendencat e Serbisë për të destabilizuar vendin pranverën e sivjetme.
Në një intervistë për Deutsche Welle, e para e shtetit tha se këtë, shumë të tjerë nuk duan të flasin publikisht për këtë zhvillim.
“Serbia ka pasur tendenca destabilizimi edhe sivjet në pranverë, dhe me ndihmën e aleatëve tanë i kemi parandaluar. Ka shumë që nuk duan të tregojnë publikisht se çfarë ka ngjarë. Unë i kam lexuar raportet e institucioneve tona, e di çfarë ka synuar Serbia”, u shpreh Osmani në këtë intervistë.
Osmani tha se sikur këto deklarime t’i bënte para vitit 2023, duke iu referuar sulmit në Banjskë, tha se shumë njerëz nuk do ta merrnin edhe aq seriozisht, “mirëpo pas shtatorit 2023, kur Serbia tentoi një akt agresioni kundër Kosovës, dhe nëpërmjet grupeve terroriste dhe paramilitare që i futi në Kosovë kishte për qëllim aneksimin e veriut, sipas planeve të Putinit dhe metodave të tij”.
Osmani tha se “tashmë është e qartë se Serbia e ka atë qëllim dhe ajo vazhdimisht përdorë taktika destabilizuese, jo vetëm kundër Kosovës, por edhe Bosnjës dhe shteteve tjera në rajon”.
Presidentja tha se Serbia vazhdon të jetë shtet agresor dhe vazhdon të jetë dorë e zgjatur e Putinit, sepse, siç u shpreh ajo, është qëllim i Rusisë që të destabilizohet Ballkani, si mjet destabilizimi për tërë kontinentin evropian.



Të tjera
Antibiotikët më të fuqishëm që mund t’i merrni në mënyrë natyrale
Reagon Nezir Kraki, thotë se Tahiri na la të kuptojmë se LDK po hyn….
BIK-u reagon për “fushatën denigruese” ndaj Naim Tërnavës: Pretendimet janë të pavërteta