Deputeti dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se nuk do të bëjë asnjë kompromis politik që të perceptohet si “shitje e votës” lidhur me formimin e Qeverisë Kurti III.
Ai shtoi se për LDK-në çështja është e mbyllur, duke përjashtuar çdo befasi në qëndrimin e partisë ndaj votimit të qeverisë së re.
“’Qeveri të elefantëve’ nuk ka. Me vetë faktin që kanë arrit me iu afru dhe plotësua kërkesa deputetëve të pakicave joserbe, sepse janë plotësuar kërkesat deri sot – atëherë nuk përjashtohet mundësia që me deputetë të partive tjera me bë qeverinë. Për LDK-në është çështje e mbyllur, mos pritni nuk ka befasi”, deklaroi ai në emisionin “Këndi i Debati” në Tëvë1.
Haziri deklaroi se asnjë parti nuk bënë “vetëvrasje politike” në mënyrë që të votohet qeveria e re.
Takimi i Kuvendit të Kosovës, i paraparë për të dielën, pritet të jetë vendimtar për formimin e institucioneve. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë publike ndonjë marrëveshje me partitë tjera, por insistojnë se po punojnë maksimalisht për sigurimin e numrave të nevojshëm për votim.



Të tjera
Mbretëresha e bimëve kuruese, si ta përdorni hithrën
Nëntë llojet e grindjeve bashkëshortore
Pushimet perfekte, jo shumë të gjata