“Abelard Tahiri paralajmëron: Sot bie ëndrra e Kurti 3”

Deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri, ka thënë se PDK nuk ka votë për VV’në.

“PDK e ka bërë të qartë që në asnjë rrethanë nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni me VV dhe as nuk do të ketë votë për VV”, tha Tahiri.

Ai u pyet nëse PDK do të marrë mandatin për të formuar qeverinë në rast se dështon Kurti.

“Ajo është çështje tjetër. Tashmë kjo seancë e jashtëzakonshme është ftuar për ta parë a ka shumicë parlamentare nga Kurti apo jo. Nëse Kurti dështon atëherë që normalisht janë hapat sipas Kushtetutës që duhet ndjekë edhe presidentja dhe partitë politike.”

Tahiri nuk u përgjigj nëse janë për zgjedhje apo që të provojnë të formojnë qeverinë.

“Ajo do të jetë një qëndrim i PDK’së që do ta marrim menjëherë pas kësaj seance, që jam i bindur se kryeministri Kurti do të dështojë”, tha ai.