“Pas propozimit të Kurtit për ministër, flet për herë të parë Fatmir Spahiu”

Aktori dhe producenti i njohur, Fatmir Spahiu, ka reaguar propozimit të krueminsitrit Albin Kurti për postin e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit.

Përmes një postimi në Facebook, Spahiu ka bërë të ditur se kishte pranuar ftesën e Kurti, por që kabineti i ri qeveritar nuk u mbështet në Kuvend dhe nuk mori votat e mjaftueshme.

Ai shprehu mirënjohje për besimin dhe vlerësimin e treguar ndaj tij, duke theksuar se do të vazhdojë kontributin në fushën e kulturës edhe jashtë politikës.

Shkrimi i plotë

Para do dite pra edhe me një konfirmim pozitiv nga ana ime, sot në mëngjes, duke pas bindje të plotë se do ta kry mirë këtë punë, i konfirmova Kryeministrit Kurti se do të pranoj ftesën për pozitën Ministër i Kulturës dhe Turizmit.

Pavarësisht që nuk u votu, e falëmnderoj zotin Kurti që tek unë ka pa një profesionist që do ta kryente mirë këtë detyrë. Sidomos për përzgjedhjen e një personi që nuk është anëtar i ndonjë partie politike!

Si Buf, do të vazhdoj kontributin tim aty ku e shoh që e kam vendin, edhe atëherë kur nuk më kërkohet.

Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë me respekt të ndërsjellë si deri tash!

Përkundër dëshirës time me dhanë një kontribut kjo punë nuk u bë.

Mandej dorën në zemër prites pak me shkru me “ë” – ja rregullisht, plus ish dasht me pagu chatgbt pro 🙂

*për hirë të sinqeritetit i kam bo gati dy statusa, ai i votimit ka qenë më i gjatë pak, kështu që më mirë për lexuesin ky që u postu së më i shkurtë!

Rrnoftë Kosova!

Me respekt,

Fatmir Spahiu