Real Madridi e ka fituar me rezultat 2-1 përballjen e madhe ndaj Barcelonës, transmeton Klankosova.tv
Kylian Mbappe e hapi serinë e golave në këtë ballafaqim, duke i kaluar vendasit në epërsi në minutën e 22-të.
“Blaugrana” u rikthye në lojë me anë të Firmin Lopez, i cili realizoi në të 38-ën, raporton Klankosova.tv.
Por “Mbretërit” rikthyen shumë shpejt avantazhin, kur Jude Belingham shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, e që rezultoi edhe përfundimtar në këtë takim.
Në pjesën e dytë nuk u tundën rrjetat, teksa më meritori për këtë ishte portieri i mysafirëve.
Wojciech Szczesny e priti penaltinë e goditur nga Mabappe, teksa një 11 metërsh iu ishte anuluar Realit në pjesën e parë, si shkak i një pozicioni jashtë loje.
Për të njëjtën arsye, “Merengezëve” iu anulua edhe goli i parë të cilin po ashtu e shënoi sulmuesi francez, njofton Klankosova.tv.
Pas këtij triumfi, madrilenët shkëputen 5 pikë mbi kundërshtarin e sotëm, duke e udhëhequr kampionatin elitar të Spanjës me 27 pikë./Klankosova.tv



Të tjera
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë
Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së