EA Sports FC ka publikuar skuadrën më të mirë të sezonit (Team of the Season – TOTS) për La Liga-n, duke përfshirë disa nga emrat më të spikatur të kampionatit spanjoll, ku natyrisht ishte aty edhe Vedat Muriqi.
Në formacionin e përzgjedhur nga platforma e njohur e lojës, në sulm janë renditur Kylian Mbappé, Vedat Muriqi dhe talenti i Barcelonës, Lamine Yamal.
Mbrojtja përbëhet nga Carlos Romero në të majtë, Eric Garcia në qendër dhe Marcos Llorente në të djathtë, ndërsa portieri i përzgjedhur është Joan Garcia.
Përfshirja e Vedat Muriqit në këtë listë e bën edhe më të veçantë për tifozët shqiptarë, pasi sulmuesi i Mallorcas ka qenë ndër emrat më të rëndësishëm të ekipit të tij gjatë sezonit, duke tërhequr vëmendje me paraqitjet dhe golat vendimtarë.
Muriqi ka 22 gola këtë sezon, më i miri në karrierën e tij deri tani.
TOTS është një nga eventet më të ndjekura në komunitetin e EA Sports FC, pasi kartat speciale të lojtarëve vlerësohen me statistika të rritura dhe bëhen objektiv kryesor për lojtarët në modalitetin Ultimate Team.




Të tjera
Miqësia e nënës mund të jetë e mirë për trurin e foshnjave
Faton Peci për Vjosa Osmanin: Kam pasur dëshirë që edhe ajo me qenë pjesë e këtij rrugëtimi
Kurti bën homazhe në Korishë: ‘Kr*ime si këto ku u m@sakruan fëmijë e të moshuar dëshmi e gje*nocidit serb