Si të qëndroni të shëndetshëm gjatë dimrit?

Shqipëria preket nga gripi australian! 12 mijë raste në javë

Shqipëria po përballet me rritje të ndjeshme të infeksioneve respiratore, ndërsa gripi australian ka filluar të bëhet shqetësim për autoritetet shëndetësore. Sipas Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), deri tani raportohen rreth 12 mijë raste në javë, edhe pse nuk janë konfirmuar ende raste me grip.

Autoritetet paralajmërojnë se gripi australian mund të vijë më shpejt këtë vit, siç po ndodh edhe në vendet fqinje si Italia, dhe theksojnë se në Evropë po qarkullojnë shtamet AH1N1 dhe AH3N2. “Ne kemi vaksinë me shtame të këtyre viruseve, prandaj vaksinimi është ende i rekomanduar për të parandaluar komplikacione”, shton Simaku.

Përveç gripit, COVID-i dhe virozat e tjera respiratore po rëndojnë situatën tek më të vegjlit, sidomos fëmijët nën 5 vjeç, duke bërë të domosdoshëm kujdesin e shtuar dhe vaksinimin në kohë.