KEDS – Sponsor Gjeneral në Konferencën e 3-të të CIGRE Kosovë

KEDS – Sponsor Gjeneral në Konferencën e 3-të të CIGRE Kosovë

Në hotel Emerald po mbahet Konferenca e tretë e CIGRE Kosovë, e cila po tubon drejtues të lartë të kompanive energjetike, inxhinierë dhe ekspertë të fushës nga i gjithë vendi e rajoni.
KEDS ka nderin të jetë sponsor gjeneral i këtij edicioni, duke dëshmuar edhe një herë mbështetjen e saj të vazhdueshme për zhvillimin profesional dhe shkëmbimin e përvojave në sektorin energjetik.

Në këtë ngjarje po merr pjesë një delegacion i zgjeruar nga KEDS, i përbërë nga profesionistë të niveleve të ndryshme, të cilët po kontribuojnë aktivisht në panelet tematike të konferencës.

Kryetari i Bordit Teknik Kombëtar të CIGRE Kosovë, njëherësh Shef i Operimeve në KEDS, z. Avni Alidemaj, ka prezantuar rrugëtimin dyvjeçar të CIGRE Kosovë – duke përmbledhur arritjet, sfidat dhe vizionin për të ardhmen e këtij forumi profesional që ka fituar peshë të madhe në industrinë energjetike të vendit.

Ndërkohë, Drejtori i Investimeve në KEDS, z. Turan Kocabayraktar, ka folur për investimet e mëdha që po realizon KEDS në modernizimin e rrjetit elektrodistributiv, si dhe për sfidat që paraqiten me kyçjen dhe operimin e prodhuesve të energjisë së ripërtëritshme në sistemin ekzistues.

Pjesëmarrja e KEDS në këtë konferencë përforcon rolin e saj si lider në tranzicionin e gjelbër dhe modernizimin e rrjetit energjetik të Kosovës, duke e vendosur kompaninë në qendër të zhvillimeve teknologjike dhe të qëndrueshme të sektorit.