Është arrestuar prokurori Beqë Shala, i cili shërben në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prizren.
Aksioni për arrestimin e tij është zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Speciale, nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në kuadër të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.
Sistemi Prokurorial bën me dije se prokurori Shala është prangosur në vendin e tij të punës, dhe dyshohet për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
“I dyshuari B.Sh., prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar në vendin e punës. Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Frutat që duhet të shmangin diabetikët
Shitje rekord për Hoffenheimin, klubi anglez e blen Bazoumana Toure
Protestat masive kombëtare kundër Ramës, Marjana Koçeku nga PE: Kanë qenë ditë plot shpresë, Europa është strehë…