Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar qytetarët amerikanë në 248-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së.
Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se para se gjithash, kjo është një ditë që e feston e gjithë bota e lirë dhe demokratike, krah për krah me Shtetet e Bashkuara.
“Në përvjetorin e 248 të Pavarësisë së SHBA-së, u shpreh urimet e përzemërta stafit të Ambasadës Amerikane në Republikën e Kosovës, Ambasadorit Hovenier, pjesëtarëve të Ushtrisë Amerikane në Kosovë dhe të gjithë qytetarëve amerikanë.
Vlerat e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe barazisë, të promovuara nga SHBA-të, shërbejnë si udhëzues frymëzimi për të gjithë ato shtete që kërkojnë të ndërtojnë një të ardhme më të ndritur”, shkruan Krasniqi.



Të tjera
Shmangni pagjumësinë pa ilaçe
Arrestohet gruaja që dyshohet se rrëmbeu një të mitur në Vushtrri
Kosova tërhiqet nga Kampionati Evropian i Golf-it, Qipro nuk lejoi paraqitjen me simbolet shtetërore