Lionel Messi ka folur në një intervistë me Fabrizio Romanon, ku ndër të tjerash ka përmendur edhe partnershipin e tij me Luis Suarezin.
Messi e Suarezi e kanë ndarë fushën e lojës si bashkëlojtarë te Barcelona për gjashtë sezone, teksa tash janë bashkëlojtarë edhe tek Inter Miami në SHBA.
Gjatë intervistës, gazetari i njohur, Fabrizio Romano i tregon atij një video të një asistimi në drejtim të Suarezit, dhe Messi thotë se tashmë i ndjen lëvizjet e uruguajanit në zemrën e tij.
“E vërteta është se e shoh Luisin duke vrapuar. Dhe më pastaj është që je në dijeni, pasi kemi luajtur disa vite bashkë, duke ditur lëvizjet e njëri-tjetrit. Për disa vite, duke luajtur në shumë ndeshje së bashku, dhe tashmë unë i njoh lëvizjet e tij nga zemra ime”, ka thënë Messi, në videon e publikuar nga “433” në rrjetin social “Instagram”.



Të tjera
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë
Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së