Publicisti Milaim Nela ka reaguar ashpër ndaj emërimit të ish-ministrit të Kosovës, Liburn Aliu, si drejtor i Portit të Durrësit, duke e quajtur këtë “perversitet politik të Edi Ramës”.
Sipas Nelës, ky veprim është një “njollë e zezë” për qeverinë e Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Ai tha se Rama përmes këtij emërimi po përpiqet të tregojë se nuk ka problem me Kosovën, por vetëm me kryeministrin Albin Kurti.
“Ta pranosh një post të tillë nga njeriu që ka dëmtuar shtetësinë e Kosovës, ose je bashkëpunëtor i Serbisë, ose një naiv politik”, shkroi Nela, duke e përmbyllur me pyetjen: “Çka je ti, Liburn?”
Reagimi në Facebook:
Emërimi i Liburn Aliut drejtor i Portit të Durrësit është indirekt kompromentim i rëndë dhe njollë e zezë mbi qeverinë e Kosovës dhe Levizjen VV!
Ky emërim është një diversion i pisët dhe palaçollëk i Edi Ramës përmes të cilit përveç të tjerave ai iu thotë shqiptarëve por edhe të huajve se ai nuk ka problem me qeverinë e Kosovës dhe Kosovën por vetëm me Albin Kurtin.
Të pranosh post të lartë publik me vetëdije të plotë nga njeriu që kaq shumë dëme i ka shkaktuar Kosovës dhe shtetësisë së saj këtë mund ta bëjë ose një bashkëpunëtor i Serbisë pra një antishqiptar safi ose një naiv teveqel politik (si fjala vjen Gent Caka) që nuk e ka haberin se çka ndodh në trojet shqiptare!
Sa e njoh nga larg nuk di nëse Liburni asht naiv?
Çka je ti Liburn?



Të tjera
Hati thotë se thonjtë e gjatë janë hallall, mund të merret abdes – Influencerja shqiptare përsëri në qendër të kritikave
Osmani takon Radev, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
Çitaku: Albin Kurti nuk dëshiron kompromis me askënd, kërkon nënshtrim