Avokati Taulant Hodaj ka komentuar mundësinë që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të mandatohet sërish për formimin e qeverisë së re, pas dështimit të krijimit të shumicës parlamentare.
Në Politiko, Hodaj tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 nuk e ksihte ndaluar që i njëjti kandidat të propozohet përsëri për kryeministër, duke theksuar se çështja mbetet në diskrecionin e presidentes së vendit.
“Interpretimi nëse kandidati i njëjtë mund të kandidohet prapë nuk është i shtjelluar në mënyrë të detajuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por nuk e ka ndaluar një gjë të tillë.
Nëse partia e parë e bind presidenten se i kanë votat dhe ia dërgon emrin e njëjtë presidentes, presidentja mundet që me ia dhënë apo mos me ia dhënë – domethënë e ka diskrecionin e plotë. Por në vitin 2014, nuk është që Gjykata e ka ndaluar,” deklaroi Hodaj.



Të tjera
Marrëveshja në Bruksel për të pagjeturit, Hoti: Kam frikë se Serbia s’do ta zbatojë, mbetet të shihet a do ta përdorë BE fuqinë e vet
REL: Kosova jashtë FARA-s amerikane, pa kontratë lobimi për gati dy vjet
Arrestohen 4 persona që shisnin armë në Tiranë, i trafikonin nga Kosova